Kim: Reforma në drejtësi është proces i rëndësishëm për të ardhmen

0
5

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme (23 shtator). Si mbështetëse e procesit të reformës në drejtësi, Kim shkruan në Tëitter se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ditën e sotme (23 shtator).

Si mbështetëse e procesit të reformës në drejtësi, Kim shkruan në Tëitter se implementimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Ajo thotë se nuk duhet ndalur përpara atyre që nuk duan drejtësi.

“Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkojmë zgjidhje praktike dhe të mos dorëzohemi përpara atyre që nuk duan drejtësi” – shkruan Kim.