Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në një takim shqiptaro-amerikanin Elez Biberaj. Drejtuesi i “Zërit të Amerikës” për gjuhët evropiane, konsiderohet nga Kim si zëri që theu heshtjen gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Ajo thotë se janë të paktë shqiptaro-amerikanët që kanë punuar për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, apo për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Faleminderit që përdorni zërin tuaj për të thënë të vërtetën dhe për të mos e lënë kurrë të vdesë shpresa e popullit shqiptar”, shkruan Yuri Kim.
Shënimi i plotë i ambasadores së SHBA:
“Në ditët më të errëta të diktaturës komuniste, kur Enver Hoxha dhe pasardhësit e tij u përpoqën të mbytin në heshtje popullin shqiptar, pati një zë që e shponte heshtjen çdo ditë pa dështuar. Populli shqiptar e kuptoi se kur dëgjoi zërin e Elez Biberajt, dëgjonte Zërin e Amerikës, zërin e një miku.
Janë të paktë shqiptaro-amerikanët që kanë bërë më shumë për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, apo për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Kjo është arsyeja pse ishte një kënaqësi dhe nder i veçantë për të pritur Dr. Biberaj në Ryerson House, rezidenca zyrtare e Ambasadorit të SHBA. Faleminderit që përdorni zërin tuaj për të thënë të vërtetën dhe për të mos e lënë kurrë të vdesë shpresa e popullit shqiptar.”