Kim takon Ahmetaj: Qeveria të bëjë transparencë të fondeve të përdorura për rindërtim

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi të enjten një takim me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Gjatë takimit, ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit.

Ambasadorja Kim nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.

Nga ana e tij, Ahmetaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve për rindërtim.

Zjarr Tv Ad