Kim takon Vitore Tushën: Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë e çështjeve të rëndësishme

0
106

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesen e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Kim ka vlerësuar rolin e saj në krye të KED teksa thotë se tani ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Kryediplomatja amerikane në vendin tonë shton se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila mundësoi që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Yuri Kim krahas fotos me Tushen.