Kina jo më vendi më i populluar në botë, ja kush ia zë vendin

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

India do i zërë ‘fronin’ Kinës si vendi më i populluar në botë në më pak se një dekadë, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Kina dhe India aktualisht përbëjnë rreth 37% të popullsisë globale prej rreth 7.7 miliardë njerëzish. Kina aktualisht ka rreth 1.4 miliardë njerëz dhe India 1.3 miliardë.

Por, nga viti 2027, India do të ketë më shumë njerëz sesa Kina, sipas raportit të OKB-së për Perspektivat e Popullsisë 2019 të publikuar të hënën dhe deri në vitin 2050, hendeku pritet të zgjerohet edhe më tej.

“Midis 2019 dhe 2050, në 55 vende ose zona popullsia do ulet me të paktën 1%,”– u tha në raport, kryesisht për shkak të niveleve të ulëta të pjellorisë dhe në disa raste edhe të numrit të madh të emigracionit.“Popullsia e Kinës parashikohet të tkurret me 31.4 milionë, ose 2.2 %.”

Kjo do e çonte popullsinë e Kinës në 1.1 miliardë, më pak se 1.5 miliardë që është parashikimi për Indinë.

Deri në vitin 2050, raporti parashikon se popullsia e planetit do të jetë 9.7 miliardë njerëz, një rritje e habitshme në vetëm një shekull.

Pesë vjet pas themelimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1950, popullsia globale ishte vetëm 2.6 miliardë njerëz.

 

Zjarr Tv Ad