Kina ka lëshuar dy paralajmërime udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë qytetarëve të saj se mund t’u nënshtrohen ngacmimeve të policisë dhe të bien viktimë e kriminelëve.
Ministria e Jashtme i paralajmëroi qytetarët të martën se shtetasit kinezë që shkojnë në SHBA merren në pyetje në mënyrë të përsëritur nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shqetësohen me mënyra të ndryshme.
“Ministria i kërkoi qytetarëve kinezë të jenë të përgatitur të përgjigjen “në mënyrë aktive dhe të përshtatshme”, thuhet në paralajmërim.
Ministria e Kulturës dhe e Turizmit lëshoi një paralajmërim të veçantë udhëtimi, duke përmendur një numër të madh incidentesh me armë dhe vjedhjesh në Shtetet e Bashkuara.
Paralajmërimet u lëshuan një ditë pasi Ministria e Arsimit e Kinës njoftoi se studentë dhe akademikë nkinezë po përballen me kufizime të rrepta të vizave të vendosura nga qeveria amerikane, duke përfshirë vonesa, apo edhe refuzime në marrjen e vizave.
Paralajmërimet vijnë në mesin tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe të një lufte tregtare një mujore, që ka çuar në shtimin e tarifave hakmarrëse.