Kina ndërton super teleskopin

0
1018
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një radio teleskop, me një sipërfaqe pranuese me dimensione të 30 fushave të futbollit është duke u ndërtuar në Kinë, shkruan “euronews”.
Pas pesë viteve punë dhe me një kosto prej 176 milionë euro, pajisja e shumëpërfolur pritet të futet në funksion gjatë vitit të ardhshëm.
Vendi i zgjedhur për ndërtimin e tij është izoluar mjaft mirë, në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje magnetike, derisa teleskopi është ndërtuar në një hapësirë të gjelbëruar që ndihmon në pranimin e sinjaleve.
Aspekti më kompleks i këtij projekti është që të lejohet lëvizja e pjesëve në kënde të ndryshme Kurse inxhinierët thonë, se ky teleskop do t’i ndihmojë shkencëtarët të hulumtojnë më tutje ligjet fondamentale të universit.

Zjarr Tv Ad