Zyrtarët në Pekin: Përgjegjësinë për pandeminë sot, e ka Italia

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim i ri mbi përhapjen e hershme thuhe se pacienti 0 ka qene në Itali, Kina ka hedhur dyshimin se sëmundja mund të ketë nisur pikërisht nga fqinji ynë përtej Adriatikut dhe jo nga shteti aziatik që konsiderohet zyrtarisht si vendlindja e saj.

Zyrtarët në Pekin janë duke e shqyrtuar me kujdes studimin që lë të kuptohet se Kovid mund të jetë përhapur në Itali që në muajin shtator, që do të thotë, tre muaj përpara se të shpërthente në Wuhan. Qyteti kinez është konsideruar prej kohësh si epiqendra e pandemisë.
Kina po kështu ka hedhur dyshime edhe mbi Spanjën lidhur me origjinën e koronavirusit, për të cilin më parë ka dalë me pretendimin se u çua në Wuhan nga ushtarët amerikanë tetorin e vitit të kaluar, gjatë lojërave ushtarake botërore. Kina vetë ka arritur ta frenojë në masë të madhe përhapjen e sëmundjes që ka gjunjëzuar pjesë të tjera të globit.

Zjarr Tv Ad