Kina publikon pamjet 3D bazuar në të dhënat e satelitit

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka publikuar pamjet e para trepërmasore bazuar në të dhënat nga sateliti i vrojtimit të Tokës “Gaofen-7”, i lëshuar së fundmi. Aeroplanët, automjetet, ndërtesat dhe pemët mund të shihen qartë në pamjet e kapura nga sateliti. 22 imazhet tregojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Pekinit Daxing, si dhe disa rajone në provincat Anhui, Guangdong dhe Shandong të Kinës.

“Gaofen-7” është sateliti i parë kinez për përdorim civil, që mund të kapë pamje me cilësi të lartë me rezolucion më të vogël se një metër, informon CRI

Kryeprojektuesi i satelitit ka thënë se vetëm disa vende kanë arritur këtë nivel të hartografisë dhe vrojtimit satelitor

Zjarr Tv Ad