Kina teston për Corona*virus një qytet me nëntë milionë banorë/ Ja arsyeja…

0
10

Këtë javë, qyteti lindor kinez Qingdao, do të testojë të nëntë milion banorët për corona*virus.

Të gjithë do të marrin dy teste të acidit nukleik, një test serum për antitrupa dhe ata që janë pozitivë, do t’i nënshtrohen shtatë ditëve të monitorimit.

Ky vendim, u mor brenda 24 orëve, pasi rajoni konfirmoi 12 raste të reja të Corona*virus gjashtë me simptoma dhe gjashtë pa shenja të sëmundjes, raporton BBC.

Kina, duket se ka nxjerrë mësime nga faza e parë e shpërthimit të virusit, ku në shumë qytete situata doli jashtë kontrollit.

Sa herë që ka pasur raste të reja në Kinë, kjo është pasuar me testime masive, për të frenuar përhapjen e mëtejshme të rasteve.

Qeveria e vendit, kishte paralajmëruar më herët se nuk ka kapacitete, për të siguruar teste dhe trajtim për të gjithë 1.4 miliardë kinezë.

Kjo është arsyeja pse kryhen teste të shpeshta. Shpresa është që çdo gjurmë e vir*usit, sado e vogël – edhe nëse është e importit, ose nëse një pacient është asimptomatik, do të çrrënjoset dhe nuk do t’i jepet një shans për t’u përhapur.