Kinë, parashikohet rritje e dërgesave të smartfonëve në 2020-n

0
4

Kompania inteligjencës së tregut global, Korporata Ndërkombëtare e të  Dhënave (IDC) tha se dërgesat e Kinës për smartfonë do të rriten vitin e  ardhshëm.  Sipas IDC-së, këto dërgesa do të rriten deri në 0.7 për qind në  krahasim me vitin e kaluar, pas hedhjes në treg të smarfonëve me rrjetin  5G, duke u mundësuar konsumatorëve të ndërrojnë modelet. Para vitit  2021, një në 5 celularë do të lidhet me rrjetin 5G.

Pritet që vitin e ardhshëm, çmimi i mbi 20 për qind të celularëve me 5G do të bjerë nën 2,000 juanë.

Sipas IDC-së, dërgesat e smartfonëve me 5G në Kinë arritën në mbi  480 mijë njësi në tremujorin e tretë të këtij viti, shumica e të cilave  janë me çmim mbi 700 dollarë amerikanë. / Marrë nga CRI