Kinematografia në zi/ Humbje e madhe për vendin, ndërron jetë regjisori i njohur i filmave shqiptarë

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare regjisori i njohur Kristaq Mitro.

Laljmi është konfirmuar për mediat nga familjarë dhe miq të Mitros.

Ai lindi në Vlorë në 1 dhjetor të vitit 1948.

Mitro ishte nderuar me titullin Artis i Merituar dhe njihej si një njeri i nderuar gjithashtu një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore.

Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Filmiografia e Kristaq Mitros:

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971) – ndihmës regjisor

Zjarr Tv Ad