Deputeti i PD, Edi Paloka nga Paskuqani ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Sipas tij, Rama harxhon para për të udhëtuar me charter, ndërsa tha se më i fundit ishte ne Angli, jo për marrëveshje, por për t’u takuar me Mourinhon.
Paloka po ashtu u shpreh se Rama rikonstrukton 5 mln euro vilen në bllok, aq sa kushton nje vile i yjeve të Hollywood-it.
Paloka gjithashtu ironizoi edhe kryetarin aktual të bashkisë Kamëz, Rakip Sulin, duke thënë se ajo furnizon me para kryeministrin Rama.
“Ky Kipja, që nuk është vetëm gomari i Ramës, si ky ka në gjithë Shqipërinë. Këta vjedhin për vete dhe për Ramën. Në darkë i çojnë racionin Ramës që ai të bëjë jetën e tij luksoze.
22 mln euro ka harxhuar Rama dhe kjo është me fakte, vetëm për të bredhur me charter për qejfet e tij, një të fundit e bëri para pak ditësh, shkoi në Manchester, në Angli, mori charterin dhe shkoi të takojë Mourinhon. Ca mendoni se shkoi për të bërë marrëveshje. Thjesht mashtrim, e përdor pushtetin për tekat luksoze të tij, njësoj sikur të jetë fëmijë adoleshenti i një sheiku dhe jo kryeministri i një vendi.
5 mln euro, doli para një jave për të rikonstrukstuar një vilë në bllok. Kaq bën një vilë e yjeve të Hollywood-it. Ky e ka në mes të Tiranës, nuk i mjafton bunkeri në Surrel, por rregullon edhe vilat që ka në bllok. Ky është kryeministri që furnizon Rakipi me para që ai të vazhdojë të bëjë tallava dhe të tallet me shqiptarët”, tha Paloka.