Kisha fton myslimanët: Faluni tek ne për Ramazan, do t’i mbulojmë kryqet dhe Jezusin!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kishë në Angli ka ngjallur polemika pasi ftoi myslimanët të faleshin në të gjatë Ramazanit dhe ajo të mbulonte kryqet dhe një pikturë të Jezu Krishtit. Referend Lissa Scott organizoi një ceremoni në kishën e Shën Mateos dhe Shën Lukës në Darlington për të nderuar muajin e shenjtë e Ramazanit.

Si pjesë e planit, burrat që shkonin në një xhami aty afër ishin  ftuar të përdornin udhën e kishës si vend për t’u falur, ndërsa, grave myslimane iu afruan vend në dhomat ngjitur, sipas the Sunday Times. Thuhet se një kryq dhe një ikonë e njohur e Krishtit, një kopje e Dritës së Botës punuar nga artisti William Holman Hunt, do të mbuloheshin.

Planet u diskutuan në takimin e kishës në 9 maj dhe aty morën pjesë Rev Scott dhe Gerald Lee, një ish-kryebashkiak i Darlingtonit. Z. Lee synonte harmoninë mes racave në bashkësi me anë të një grupi të quajtur Celebrating Communities, që organizon festime të ndryshme shoqërore.

Mirëpo, Dioqeza e Durhamit ka ndërhyrë në këtë pikë dhe ka thënë se në kishë nuk duhet të bëhen falje islame. Dioqeza deklaroi se ligji i kishës nuk lejon akte adhurimi nga jo të krishterë në një ndërtesë të Kishës së Anglisë!

Kryepshkopi Gavin Ashenden i hodhi poshtë këto plane, duke thënë se ato nuk e respektonin Jezusin. “Kur myslimanët vijnë në kishën tonë, ne i ftojmë ata të vijnë dhe të respektojnë Jezusin. Nëse ne pranojmë një ftesë për të shkuar në xhami, ne do të respektojmë Muhamedin,” tha ai.

Është e qartë se debati do të vazhdojë, por faljet do të mbahen diku tjetër.

 

Zjarr Tv Ad