Kisha Ortodokse Ruse vendos shkëputjen nga Patriarkana e Stambollit

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kisha Ortodokse Ruse ka thënë të hënën se ka vendosur të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës në shenjë proteste për miratimin e kërkesës së Ukrainës për një kishë “autoqefale” ose të pavarur.

Kjo është përçarja më e madhe në historinë moderne ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse ka prerë të gjitha lidhjet me Patriarkanën e Kostandinopojës, pasi kjo e fundit njohu Kishën Ortodokse të Ukrainës si të pavarur.

Sinodi i Shenjtë, organi qeverisës i Kishës Ortodokse Ruse, ka vendosur që çdo marrëdhënie tjetër klerike me Kostandinopojë është e pamundur. Metropolitan Hilarion, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kishës Ortodokse Ruse deklaroi shkëputjen e marrëdhënieve mes dy kishave. “Një vendim për ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve me Patriarkanën e Kostandinopojës është marrë gjatë një mbledhje të Sinodit,”-tha Hilaron.

Ky veprim vjen disa ditë pasi Sinodi i Patriarkanës së Kostandinopojës vendosi që përfundimisht t’i japë të ashtuquajturën autoqefale Kishës Ortodokse të Ukrainës, duke bërë kështu organizatën klerike, e cila më parë kishte një autonomi të gjerë brenda Patriarkatit të Moskës, plotësisht i pavarur.

Masa e marrë nga Moska shënon ndarjen më të madhe në historinë e Kishës Ortodokse. Kjo që nga ‘Përçarja e Madhe’  e vitit 1054, e cila ndau katolikët dhe të krishterët ortodoksë, pasi që përfshinte një ndërprerje të bashkësisë midis kishës më të madhe ekzistuese ortodokse, Patriarkatit të Moskës dhe Patriarku i Konstandinopojës, i cili konsiderohet gjerësisht si një udhëheqës shpirtëror i të krishterëve ortodoksë të botës, edhe pse statusi i tij nuk është diçka si ai i Papës së Kishës Katolike Romake.

Zjarr Tv Ad