Kisha vdekur… Nuk e dija!?/ Poezia e Agim Doçit që do t`ju vërë në mendime

0
543
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agim Doçi është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur, sot kemi përzjellur nje poezi  mjaft të bukur nga ky shkrimtarë.

Kisha Vdekur… Nuk E Dija!?

Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u friksoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Zjarr Tv Ad