“Kisha vëllain në spital, paguanim vetëm lekë ose do e linin të vdiste”, Kryemadhi takim me qytetarët në Tiranë: 25 prilli, data e skadencës

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 në Tiranë.  Të shumtë ishin qytetarët të cilën shprehën problematikat e tyre. Ndër të cilëve një qytetare e cila u shpreh se marrin gjoba për një vazo lule, apo problematikën në spitale.

Unë kam qenë gjithmonë në anën tuaj. Këto nuk i kam dashur asnjëherë. Këto janë selektive, vijnë këtu për një vazo lulesh që vënë në rrugë, vënë 50 mijë lekë gjobë. Nuk e lënë rininë të punojë. I kanë dhënë stres. Nuk di rinia nga të shkojë. Shkoj punoj atje marr vetëm 100 mijë lekë. Kjo është një qeveri e poshtër dhe kurrë mos i lini të vjedhin votën. Në spital kam qenë, kam pasur vëllain atje, turni i parë, turni i dytë, turni i tretë vetëm lekë paguanim se ndryshe e linin të vdiste. Siç e vdiqën një person dhe isha aty prezente. Dhe i thashë trup të keni sepse ju nuk punonin me djersë. Kudo ku shkojmë duan lekë”, tha qytetartja.

Kryemadhi tha se ne duhet të shkojmë në kutitë e votimit. “Dhe prandaj duhet ta rrëzojmë, që mos ti shkojë më në mendje njeriu që të bëjë këto gjëra”, u shpreh ajo.
Kryemadhi tha se marketi i vogël është për mbijetesë dhe se taksat iu janë rritur në mënyrë stratosferike.

KryemadhiNë fakt taksat në këto katër vite janë rritur në mënyrë stratosferike. Për sa i përket taksave të pushtetit vendor. Por dhe taksa e energjisë elektrike edhe taksa e pronës.

ShitësiNe paguajnë jashtëzakonisht shumë taksa.

KryemadhiUnë them që kjo gjë e ka datën e skadencës, 25 prill. Janë 50 ditë që na ndajnë por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë. Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVSH brenda. Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr. Por ti si mund ta mbash dyqanin hapur nëse nuk ke asortimentet për ta mbajtur. Por çmimin e TVSH ti që e shet dhe ne që e blejmë e kanë brenda. Problemi është që ai atje koka lart nuk e derdh TVSH. Unë javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.

Zjarr Tv Ad