Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge në Tiranë, në zonën e ish-fushës së aviacionit.
Sasia e drogës së sekuestruar është 468,2 kg kanabis.
Nga ky aksion kanë rënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë: Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Droga është gjetur në banesën e Besnik Berishës, ndërkohë që specialistët e drogës po hetojnë për të zbardhur ngjrjen e plotë nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.