“Kishin frikë se nuk do mbushej salla”, Luan Baçi zbulon prapaskenat: Si fryu Lulzim Basha numrin e delegatëve të Fierit për Kuvendin e 17 korrikut

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e sotme, emsioni të “Vaksinuarit” në Fax News po trajton çështjen e firmave të delegatëve që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datë 11 dhjetor.

Një nga të ftuarit në studio është deputeti Luan Baçi, i cili i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili me ironi tha se Fieri ka gjithsej 431 delegatë dhe për Berishën kanë firmosur 520.

Luan Baçi sqaron se para Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut thirrur nga Lulzim Basha, i është kërkuar gojarisht nga Bardhi që të përfshijnë si delegatë dhe sekretarët e grupseksioneve, në mënyrë që të mbushet salla, pasi kishin frikë nga mospjesmarrja.

Baçi më tej thotë se këta sekretarë, pas 17 korrikut kanë marrë një mandat 4-vjeçar si delegatë, prandaj dhe në 11 dhjetor janë delegatë të rregullt.

Zjarr Tv Ad