Kishin shenja të koronavirusit, 2 vëllezërit ndërrojnë jetë brenda një nate

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë brenda një nate në fshatin Novosellë.

Mësohet se viktimat janë Mustafë dhe Zekë Zekaj, respektivisht 85 dhe 78 vjeç,

Vëllezërit kishin simptoma të Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi .

Ndërkohë autoritet shëndetësore bëjnë me dije se ata kishin shenja të COVID-19, por ende nuk kanë dalë rezultatet e testit.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së në Kosovë u regjistruan 225 raste të reja me koronavirus, prej tyre 6 nga Peja.

Zjarr Tv Ad