Kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia, Sokol Bode u arrestua në berat

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i Sokol Bodes, ish-shefi i postës kufitare të Dhërmiut i dënuar me 12 vite burg për bashkëpunim në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Bode ishte i vetmi mes tre shefave të policisë që ndodhej në kërkim, pasi Gjergj Kohila dhe Jaed Çela janë vetëdorëzuan më parë dhe po kryejnë dënimet, përkatësisht me 8 dhe 3 vite burg.

Ndërsa Sokol Bode kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku besohet se ka qëndruar që kur u shpall në kërkim në vitin 2017.

Në Berat ai ka qëndruar i fshehur në një banesë në fshatin Uznovë të Madhe, derisa u kap nga forcat e rendit rreth orës 21:25. Mësohet se pasi e kanë prangosur, Sokol Bode u ka kërkuar uniformave blu t’i japin dy minita kohë të takohet me familjarët e tij.

Aktualisht ai është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit, dhe pritet të niset drejt Tiranës, ku më pas do të vuajë dënimin me 12 burg të dhënë nga Gjykata Speciale.

Zjarr Tv Ad