Kishte 5 ditë me shenja të Covidit, rezulton pozitive mjekja në Berat…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Covid-19 është shfaqur përsëri  mes bluzave të bardha në spitalin e Beratit. Mjekja në repartin e alergologjisë është infektuar me Coronavirus.  Prej disa ditësh mjekja kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitivë”.

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që-sipas kolegëve të saj-ajo kishte 5-ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga Coronavirusi.

Zjarr Tv Ad