Faxweb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i preu kokën nënës së tij, 70-vjeçare Firdes Çekiçi.
Burime bëjnë me dije se dy ditë para ngjarjes makabre Firdes Çekiçi, viktima e ngjarjes kishte çuar mbesën për të aplikuar për pasaportën.
E moshuara kishte kohë që ishte planifikuar largimin e vajzës nga shtëpia për ta çuar tek e ëma e cila jeton në Itali, pasi situata në familje ishte e tensionuar prej kohësh. Vajza është në gjendje të rënduar psikologjike, pas ngjarjes, ndërkohë që e ëma e saj është kthyer nga Italia për ti qendruar pranë.
Mësohet se vëllai i Olsi Çekiçit, i cili po ashtu mbeti i lënduar ditën e ngjarjes do të streohet te motra e tij e cila prej vitesh jeton në Itali. Gjykata e Korçës dha dje masën e arrestit me burg pa afat për Çekiçin, i cili dhe në sallën e gjyqit nuk shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur.
Sipas tij e ëma bënte magji, dhe kishte lidhje me djallin, dhe se vrasja e saj do të ndodhte një ditë, herët apo vonë.