Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me Festivalin e 60-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku fituese u shpall këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekreti”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kikia shkruan se kënga fituese I ngjason me një “poezi” e cila I dedikohej kufitarit.
Gjithashtu në postimin e tij gazetari ngre dhe një pyetje: Se pse këngëtarët tanë kanë filluar që të këndojnë me theks Kosovar?
Postimi i plotë:
E kam babin minator, marrim dhjeta në mësime!
Unë nuk jam muzikant dhe nuk ia them fare në këtë fushë.
Ndërsa poezinë e lexoj dhe e shijoj shumë. Më shumë se çdo zhanër tjetër të letërsisë.
Unë e di që një tekst kënge nuk është një poezi e mirëfilltë, pasi ka ca Oiiiiiiii e Auuuuu brenda. Por ai është, padyshim, një krijim letrar që ka strukturë vargu, ka mesazh.
Por kjo strofë e refrenit të këngës fituesve të festivalit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, nuk e di se me çfarë lloj krijimtarie letrate mund të ngjasojë. Fillimisht nuk e besova, por e dëgjova këngën dhe ishte edhe me keq se kaq.
Qarkullonte një tip barcolete dikur, për një “poezi”, që i dedikohej kufitarit.
Kufitarit trim
Jemi ulur në lëndinë,
Edhe kapim peshq me dorë
Marrim dhjeta në mësime
Babi im është minator.
Më duket se ngjason shumë me këtë “poezinë” edhe ky teksti i kësaj këngës.
Dhe një kuriozitet, nëse me ndihmon ndonjë nga ata që marrin vesh: Përse këta këngëtarët tanë kanë filluar të këndojnë me theks kosovar?
Çështje e Ballkanit të Hapur, apo ka ndonjë arsye tjetër?