“Kjo është rruga që do të ndiqet”, Spartak Braho paralajmëron ekstradimin e Berishës drejt SHBA

0
768
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti socialist dhe ish-Kryetar i Komisionit te Sigurisë Kombëtare në Parlamentin Shqiptar, Spartak Braho ka paralajmëruar se si do të jetë fati i Sali Berishës. Ai shkruan se për shkak të përplasjes së vazhueshme që Berisha, dhe rrugës së anti-amerikanizmi, së shpejti Berisha do të ekstradohet drejt SHBA, teksa sjell edh shembullin e e ish-presidentin e Hndurasit , Juan Orlando Hernández.

Ndër të tjera ai shkruan “Rruga e llogaridhënies penale është e njëjtë si precedentë, me ish- presidentin e Hondurasit Juan Hernandes, i cili ditët e fundit u ekstradua në SHBA, ku do të përballet me akuzat federale, për trafik droge, armësh, korrupsion sipas kërkesës së Departamentit Amerikan të Drejtësisë”.

Shkrimi i plotë:

Kujtesë për datën 19.05.2021, datë ogurzezë për Berishën. Pas disa ditësh, mbushet një vit nga data 19.05.2021, kur administrata qendrore amerikane, nominalisht përfaqësuar nga presidenti Biden dhe Sekretari i shtetit Blinken bëri përcaktimin publik ndaj Sali Berishës për shkak të përfshirjes së tij “në korrupsion domethënës”.

“Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky përcaktim bëhet në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë janë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike që janë kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur përgjegjësinë për personat e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.

Pak histori nga “dokumentari horror“ me regjisor Sali Berishën. Çfarë ka ndodhur pas datës 19.05.2021 me Sali Berishën? Nga kjo kohë, gjatë 1 viti, shumë ujë ka rrjedhur në moçalin politik që ka përmbytur politikën shqiptare në përgjithësi dhe në atë të partive opozitare e kryesisht të PD-së në veçanti.

Zjarr Tv Ad