Kjo është teknika e re ideale për t’a lindur fëmijën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura në jetën e një gruaje. Të përjetosh emocione të forta, të ndjesh një zemër që rreh brenda teje është e mrekullueshme. Por ndjenja e frikës dhe ankthit mbi procesin e lindjes është po aq prezente, për më tepër nëse bëhesh nënë për herë të parë. Për një “lindje pa frikë”, Hypnobirthing është e duhura.

Por çfarë është Hypnobirthing?

Hypnobirthing përshkruhet si “një formë e njohur, logjike dhe efektive parapërgatitore” që mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit duke përgatitur trupin e gruas në lindje, pa përdorimin e anestezisë ose ilaçeve. Kjo teknikë është bazuar në hulumtimin e Dr. Grantley Dick-Reid, obstetër anglez. Ai ngre hipotezën se kur një grua është e frikësuar gjatë lindjes, gjaku dhe oksigjeni “largohen” nga mitra dhe prandaj frika dhe tensioni shkaktojnë dhimbje. Kur një grua mbetet e qetë, muskujt e mitrës pushojnë dhe trupi prodhon oksitocinë dhe endorfine, të cilat janë hormonet natyrale të gjendjes së qetë. Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, ka vendosur ta përdorë këtë teknikë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Zjarr Tv Ad