Kjo është vajza që u përplas nga djali i Erzen Breçanit, ku humbi njërën këmbë…

0
1142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhesina Gega, është 24 -vjeçarja që u përplas me makinë pasditen e djeshme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”, shkruan newsbomb.al. Vajza që shikoni në foton e mësipërme, po qëndronte në stacion kur Mercedesi i drejtuar nga djali i Erzen Breçanit, doli nga rruga dhe e përplasi.

Sot, Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar Jehon Breçanin, 19-vjeçarin djalë i ish-zhv.drejtorit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani.

Për mediat, Xhesiana Gega ka thënë se e mbante mend gjithë skenën e ngjarjes dhe në asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” është shprehur ajo.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte 19-vjeçari, mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara vajzën e re, është përplasur me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Gjithashtu, bëhet me dije se e reja nuk ka qenë shtatzënë siç u raportua mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht ka humbur njërën këmbë nga përplasja e fortë. Newsbomb.al mëson se e reja afro një vit më pare, kishte përfunduar studimet për mjekësi, për Teknike e lartë Laboratori.

 

Zjarr Tv Ad