Kjo fukse, unë kryefuksi/ Rama: Patronazhistët janë qelizat vitale të PS…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Pogradec, ka komentuar edhe konferencën e Presidentit Ilir Meta, në lidhje me patronazhistët.

Rama tha se të dhënat janë në internet, qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani Ministër i Brendshëm në 2009.

“Hajde këtu ti biondja. Kjo sipas Metës po spiunon pogradecarët. Kjo është fukse sipas Ilir Metës. Kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksi. Nuk kam dashur të hyj thellë në këtë histori, ne kemi një rrjet të tërë patronazhistës. Janë qelizat vitale të PS. Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet që komunikon me njerëzit, që mban shënime, e kemi për nder. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Por kush i përhapi të dhënat. Të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Nuk e di Ilir Meta që qysh prej 2009, kur Bujar Nishani ishte Ministër i Brendshëm e gjithë databasa ka dalë dhe është në internet. Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna që kanë këta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta”,- tha Rama.

 Po ashtu, Rama komentoi edhe një foto të Presidentit Ilir Meta, i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së

“E pashë sot e kishin kapur me një foto me kapuç, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç, se kur takon subjekte të OFL do të kesh edhe kapuç. Ai është i bindur se e kanë kapur patronazhostët. Unë e di çfarë thotë Ilir Meta edhe kur nuk flet.”- tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad