“Kjo nuk është gazetari”, Braçe revoltohet me mediat që publikuan “DIZINFORMACION” për tenderin e OST: A jeni në terezi?

0
428
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas lajmit të publikuar në disa media se OST ka shpallur tender për ndërhyrje estetike për punonjëset e saj gra.

Braçe thotë në një postim në rrjetet socaile, se tenderi është për sigurimin e jetës të punonjësve dhe punonjëseve që mund të pësojnë aksident në punë, duke humbur edhe pamjen e jashtme. Tenderi garanton ndërhyrje estetike për rikthimin e pamjes, apo ato të cilat quhen si ndërhyrje rikonstruktuese.

Sipas Braçes, lajmi që e ka paraqitur tenderin si ndërhyrje për “Botox, filler apo ndërhyrje në buzë”, nuk është as lapsus as “fake neës”, por dizinformacion.

Kjo është mënyra e komunikimit të populistëve që lindi në Moskë, thotë Braçe dhe u përhap duke u përdorur tashmë nga fabrika politike e dizinformacionit.

Reagimi i Braçes:

SHPENZIME LUKSI!

130 MIJË EURO PËR SHËRBIME KOZMETIKE TË GRAVE NË OST!

A JENI NË TEREZI?

ÇA PO BËNI SE NUK PO U KUPTOJMË MË?

DUA TU PYES:

Juve ju erdhi në telefon ky lajmi?

Mua po! Bashkë me këto komentet;

Sot, pas verifikimit, më duhet të them:

Kjo nuk është më gazetari! Nuk është as Fake Neës! Eshte DIZINFORMACION, lindi në Moskë e u përhap kudo përmes populistëve, strategjisë së tyre të komunikimit;

NË NJË PERPJEKJE; NË PËRPJEKJEN PËR PUSHTET!

Si është e vërteta?

AS QE BËHET FJALË QË OST TU MUNDËSOJE VAJZAVE E GRAVE QË PUNOJNË ATY, NDËRHYRJE ESTETIKE ME BOTOX, FILLERA, TERHEQJE MAJTAS E DJATHTAS NË FYTYRË, PICKIME BUZËSH E RIMODELIM HUNDE, NOFULLE ETJ!

Behet fjalë për një KONTRATË SIGURIMI JETE NGA AKSIDENTET NË PUNË; pra vihet në lëvizje vec në rastin e aksidenteve në punë me pasoje për jeten e shendetin e punetoreve!

Shume mirë ben OST që siguron jetën e shendetin e punetoreve, grave e vajzave se pari-punojne ne qendra e mes paisjeve me tension te lartë, rrezikojnë jeten nga aksidente qe mund ti demtojne e humbin pamjen e tyre!

KY ËSHTË HALL!

NUK KA LIDHJE ME BUKURINË QE KERKON TA PERFITOSH PERMES NDERHYRJEVE ESTETIKE;

JO, KA LIDHJE ME AKSIDENTET NË PUNE E DEMET ARDHUR PER SHENDETIN, PATJETER EDHE PAMJEN E VAJZAVE E GRAVE QE PUNOJNE ATJE!

Shkurt, mos i merrni sic i lexoni “lajmet” me mllef e qellim politik te FABRIKES POLITIKE TE DIZINFORMACIONIT!

Zjarr Tv Ad