Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, ku zgjidhet pproblemi i mësimit me dy turne për 1100 nxënës, ka pasur edhe një përgjigje për akuzat që ka bërë ndaj tij kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Duke e konsideruar si një politikan që përçan dhe do ta kthejë Shqipërinë pas në kohë, Veliaj tha se është racizëm ajo që bën Meta kur shprehet për Tiranën se po mbingarkohet.
“Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit, pro është racizëm banal që të thuash se kjo Tiranë po na mbyt dhe po na mbingarkohet është racizëm banal kur vetë je histori suksesi, se je bërë dhe Kryeministër dhe President nga kjo Tiranë. Edhe kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë që edhe pse për 30 vjet kanë pasur të gjitha detyrat e shtetit, Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh. I ka bërë Presidentë, Kryeministra, Kryetar Kuvendi të mësojnë pak nga ky emër i madhe që në ditët më të vështira i bëri njerëzit bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera. Është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef por me pasion”, tha kryebashkiaku./balkanweb