Klevis Balliu del në gjykatë për masë sigurie

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu së bashku me të arrestuarit e tjerë dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klevis Balliun.

Seanca po mbahet në ambientet e Gjykatës së shkallës së Parë të Tiranës.

Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë gjatë përplasjeve mes banorëve të Astirit dhe policisë tek Unaza e re. Banorët kishin dalë në protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama të kalonte në atë zonë.

Përplasja vijoi më pas para ambienteve të policisë, ku policia kishte shoqëruar të ndaluarit.

Sipas policisë ndaj ish-deputetit Balliu dhe 3 banorëve të tjerë rëndojnë 6 akuza midis të cilave kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik, goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës.

Të arrestuar në Unazën e Re

Klevis Balliu

Elton Skenderi

Seit Hajderasi

Lulzim Maçinaj

 

Zjarr Tv Ad