Klevis Balliu ndryshon mendje për Bashën: E kam mbështetur deri dje, por ka tradhtuar demokratët…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, duket se ka ndryshuar mendim për mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Ai thotë se deri pak ditë më parë ka qenë në krah të tij, por tashmë është i bindur se Lulzim Basha ka tradhtuar demokratët, duke mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Madje, sipas Balliut kreu i PD është i marrë peng.

“Unë e kam mbështetur deri para pak ditësh Bashën, deri kur një ditë në mënyrë të çuditshme ndryshoi ato që kishte besuar në 8 vite. Unë nuk mund të pranoj që kryetari i PD-së nuk merr dot vendime, sepse përndryshe është i marrë peng. Njerëzit që nuk marrin dot zgjedhje janë marrë peng. Ndërkohë sot partia sot është e përçarë. A e ndihmoi ky vendim opozitës? Jo, përkundrazi e goditi shumë opozitën. Berisha ka qenë zëri më i fortë denoncues i opozitës. Berisha është magnet për demokratët.

Nëse thua se nuk mbledh kuvendin, atëherë je peng. Nuk e bën një gjë të tillë sepse ke frikë nga anëtarët. Kjo është një tradhti e madhe, ndaj demokratëve dhe të gjithëve atyre që e kanë mbështetur Bashën. Ai me atë vendim ka tradhtuar gjithë opozitarët në vend. Prandaj ai nuk mund të rrijë aty sepse nuk është më një figurë bashkuese”, ka thënë Klevis Balliu në Ora News.

Zjarr Tv Ad