Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng nga asnjë person. I ftuar në televizionin Klan News, Balliu theksoi se as Lulzim Basha dhe as Edi Rama “nuk mund ta marrin peng Partinë Demokratike”.
“Partia Demokratike nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”, theksoi Balliu.
Një deklarate e tillë vjen si rrjedhojë e diskutimeve të fundit brenda Partisë Demokratike, teksa grupi i Berishës kërkon mbajtjen e Kuvendit më 11 Dhjetor, ndërsa strukturat drejtuese të PD thonë se fillimisht duhen verifikuar firmat e mbledhura.