Mbrëmjen e djeshme, Klevis Balliu, deklaroi se Partia Socialiste nuk do e përfundojë dot mandatin e saj qeverisës deri në 2025-ën.
Sipas Balliut, mandati i tretë i PS është një mandat qejfi dhe jo halli, ndërsa shtoi duke folur për “News24” se aksioni opozitar do të vijojë me çdo mjet dhe në çdo rrugë.
Pyetje: Aksioni i opozitës në vjeshtë? Zoti Basha ka pasur një deklaratë që shumëkush mund të mendojë se është një propagandë…
Balliu: Kjo është një betejë për vendin, para se të jetë për PD. Basha luftën ndaj paligjshmërisë së shtetit që ka krijuar Edi Rama nuk mund ta linte në rrugë, por duhet vazhduar. Këtë po bëjnë të gjithë opozitarët. Beteja vazhdon.
Pyetje: A po luhet një bllof me zgjedhje të parakohshme?
Balliu: Pse është bllof?! Gjasat që PS të rrijë deri në 2025 nuk ekziston. Këtu ka ndodhur një vjedhje dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. Mandati i tretë është një mandat qejfi, jo halli. Nuk e çon deri në 2025 pasi nuk është ndaluar beteja e 25 prillit. Kjo betejë ishte për votën e lirë. Por s’u bë. Ne luftuam për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A votuan qytetarët e lirë? Ça do bëjmë? Do i lëmë në rrugë? Jo. Aksioni opozitar do të vazhdojë me çdo mjet, në çdo rrugë.
Pyetje: Edhe me protestë në rrugë?
Balliu: Me gjithçka. Do gjenden mekanizmat se si do të luftohet. Se shoh këtë çështjen e dorëzimit të mandateve me rëndësi. Unë kam qenë ai që kam dorëzuar mandatin. Qeverisë skam ça ti mbush mendjen unë për kimin e organizuar, pasi ajo drejton. E thonë faktet që ka pasur masakër elektorale. Dini që është arrestuar njeri për atë furgonin me karta që u bllokua?! Kjo linjë që ka zgjedhur Lulzim Basha, është linja që duan demokratët.