KLGJ nis procedurat për plotësimin e vendeve me anëtarë të përkohshëm

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi sot që të nisi procedurat për plotësimin me anëtarë të përkohshëm  të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Struktura e njohur ndryshe si SPAK, sipas KLGJ-së fillimisht do të plotësohet me gjyqtarë të përkohshëm.

Mësohet se KLGJ-ja ka vendosur gjithashtu që të kryhet veting edhe për magjistratët e rinj të cilët janë diplomuar në vitin 2018.

KLGJ gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar dhe kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit, Metush Saraçi.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën  u shqyrtuan disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Këshilli në përputhje me kopetencat e përcaktuara me ligj, vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rrugën krijimit të këtyre gjykatave.

Gjithashtu nisi procesin e komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Zjarr Tv Ad