KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinan

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hektor Sinani, gjyqtari i Vlorës do të përballet vetëm me një “vërejtje publike”, pas kërkesës së ILD-së që paga e tij të reduktohej me 40%. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka rrëzuar kërkesën për reduktimin e pagës së Sinanit.Procesi disiplinor ndaj Sinanajt u kërkua nga Metani pas ankesave – nga institucioni financiar NOA sha dhe Banka Kombëtare Tregtare, për refuzimin e urdhrave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë identifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhra ekzekutimi në favor të institucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoratit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Sinanaj kundërshtoi këto pretendime. Ai tha se vendimet e tij kishin pasur interes vetëm dhënien e drejtësisë dhe se kishte mbrojtur qytetarët nga abuzimi. Më kanë bërë përshtypje këto çështje për pasojat që kanë sjellë tek qytetarët. Kanë ardhur njerëzit dhe kontratat janë të palexueshme dhe milimetrike. Kam parë që u kanë sekuestruar shtëpitë apo tokat dhe janë detyruar të emigrojnë jashtë shtetit”, parashtroi Sinanaj dhe e cilësoi këtë situatë si problem që është duke u thelluar gjithmonë e më tepër në dëm të qytetarëve.

NJOFTIMI I KLGJ-së:Të dashur kolegë,

Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë seancën dëgjimore në KLGJ për procedim disiplinor ndaj magjistratit H.S.KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës H.S.Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”.Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin H.S.

Zjarr Tv Ad