Ditën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka shtyrë seancën për pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, arrestuar pak ditë më parë nga SPAK.
Bëhet me dije se; seanca është shtyrë për në datë 25 shkurt 2021, teksa i është kërkuar avokatit të gjyqtares, që të depozitojë mbrojtjen me shkrim brenda datës 23 shkurt.
Gjithashtu, theksohet nga KLGJ se; kërkesat do të diskutohen pas paraqitjes së mbrojtjes.
Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleda Hoxha, akuzohet për “Korrupison” teksa prej muajsh ishte nën përgjim nga SPAK. Hoxha ka liruar nga burgu shumë persona me precedente të rënda, në këmbim të parave.
Ndërkaq, nën përgjimet e SPAK, kanë rënë edhe 9 persona të tjerë, të cilët deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.