Klientja denoncoi vidën e gjetur në bukë, reagon për ‘Zjarr Televizion’ administratori i furrës dhe AKU

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është hera e parë që media online “JOQ”, publikon denoncimet e ardhura nga qytetarët ‘shabllon’ dhe pa i verifikuar më parë.

Kjo ndodhi ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku një qytetare ka dencuar pranë këtij portali një furrë buke në Sauk.

Sipas denoncimit të zonjës me emrin Ira Sallata, në bukën e blerë në këtë furrë buke kishte gjetur një vidë.

‘Zjarr Televizion’ u interesua për këtë ngjarje dhe bëhet fjalë për furrën e bukës “Petro’s Bakery & Pastry’.

Në një bisedë me administratoroin e këtij subjekti, theksohet se kjo është hera e parë që bëhet një denoncim i tillë për ata.

Sipas administratorit, aty punohet me kushte të mira higjeno-sanitare dhe pajisjet e punës janë të reja.

Për vidën dyshohet se është vendosur nga vetë klientja Ira Sallata, e cila sipas punonjësve është një kliente e rregulltë e furrës

Por, nuk lihet pas edhe çështja e konkurrecës mes bizneseve, arsyeja që e ka shtyrë zonjën të bëj denoncim.

Por, stafi i “Zjarr Televizion” nuk e la çështjen me kaq dhe u interesua pranë Autoritetin Kombëtar i Ushqimit.

Sipas AKU, ky subjekt është një biznes i cili i paguan taksat rregullisht dhe nuk ka patur më herët denoncim të tillë./Zjarr Televizion

Zjarr Tv Ad