Nga Klodi Stralla
Ata që sajuan “Non Grata-n” e Berishës (Dep.amerikan i Shtetit, Soros dhe E.Rama), mbase, pa dashur, gabuan, sepse, siç po duken zhvillimet në krahun tjetër, “Non Grata” prej vërteti do të bëhet beniamini i tyre – Lulzim Basha nga demokratët e vet.
Berisha nuk kish, në këto 8 vite, pas dorëheqjes, ndonjë pushtet vendimarrës në PD, përveçse një autoritet moral dhe historik, prandaj, për mua, goditja e tij (sidomos pa prova dhe në mënyrë arbitrare) duket se do të passjellë radikalizimin e elektoratit demokrat (620.000 të tillë) dhe humbjen e njeriut te tyre të preferuar në udhëqje të PD-së – Lulzim Bashës.
Kush i nxiti në këtë veprim (goditjen e Berishës), gaboi apo pas saj fshihen synime të tjera? Veprimet racionale llogariten jo vetëm me arritjen e synimeve të dëshiruara, por edhe me përballimin e kostove që rezultojnë prej tyre.