Klodian Tomorri : Çfarë do të ndodhte sikur Berisha të kishte shpallur Flamur Nokën investitor strategjik…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, ish-deputeti Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është ‘investitor strategjik, Vendimi i Ramës është lajmi i ditës, por jo për mediat qeveritare të cilat me heshtjen e tyre e konsiderojnë si diçka normale aferën në konflikt interesi dhe në shkelje me ligjet e shtetit.

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe hipoteza e tij është e tillë: Çfarë do të ndodhte në mediat e kontrolluara nga Rama nëse Sali Berisha do të shpallte Flmaur Nokën investitor strategjik.  Sikur Sali Berisha te kishte shpallur Flamur Noken investitor strategjik. Ne TCH do te aktivizohej menjehere gatishmeria berthamore. Ne oren 7 e cerek do dilte Ilir Paco ose Dhimoja me rubriken; pas pak do te ndiqni boom boom. Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe behej aty sikur kishte rene bomba atomike. Keto lajmet e luftes ne Ukraine do dukeshin si kronika roze”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Postimi

Sikur…

Sikur Sali Berisha te kishte shpallur Flamur Noken investitor strategjik. Ne TCH do te aktivizohej menjehere gatishmeria berthamore. Ne oren 7 e cerek do dilte Ilir Paco ose Dhimoja me rubriken; pas pak do te ndiqni boom boom.

Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe behej aty sikur kishte rene bomba atomike. Keto lajmet e luftes ne Ukraine do dukeshin si kronika roze. Pas lajmit te pare do kishte follow up. Do dilnin eksperte te ndryshem qe do shpjegonin konfliktin e interesit, ligjin etj etj. Partia Socialiste ne opozite do dilte menjehere ne konference te posacme per shtyp. OJF-te e pavarura te Shqiperise do te flisnin per kapjen e shtetit.

Te nesermen te gjitha gazetat, pervec RD-se dhe 55-es, do hapeshin me lajmin bombastik ne faqen e pare. Emisionet investigative nuk do ndiqnin me robt qe ashtusen neper lokale, por do fillonin kamerat e fshehta. Do gjendej ndonje fshatar i zones aty qe do thoshte se pronari i tokes jam une, por ma vodhen.

Teenjten ne Paralament, deputetet e nderuar socialiste do kishin fjalime vetem per kete ceshtje. Disa prej tyre, kryesisht zonjat e nderuara deputete do t’i nisnin fjalimet me ndonje citim nga Orwell apo Hygoi per te pershkruar qeverine e Sali Berishes si me te korruptuaren ne bote. E keshtu keshtu.

Zjarr Tv Ad