Klodian Tomorri: Olta Xhaçka, mburret me arritjet për shuarjen e flakëve, duartroket për arritjet, por të dashur kolegë; trasmetojini pamjet ashtu siç janë në të vërtetë, e t’i neverisim këta kllounë sharlatanë…

0
354
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar i revoltuar sa u përket zjarreve në vendin tonë, ku nuk është marrë asnjë masë, ku sipas Tomorrit, këta mburren sikur kanë bërë mrekulli, apo ndonjë arritje të madhe, kur në fakt s’kanë bërë asgjë.

Ne 6 Korrik 2018 deputetet e komisionit te sigurise kombetare asistuan ne demonstrimin e shuarjes se zjarreve me helikopteret Cougar ne liqenin e Farkes.

Ministrja Olta Xhacka tha:

Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2500 litra uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më i madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve. Keta duartrokisnin dhe jepnin dhe intervista per arritjen e madhe.

Te dashur kolege. Merrini pamjet nga arkivi dhe transmetojini. Gjenden kollaj se jane edhe tek faqja zyrtare e Ministrise mbrojtjes. Nxirrini te gjithe me surrat ata qe kane qene ne ate aktivitet. Ne nuk u kerkojme dot pergjegjesi ligjore se nuk e kemi ate fuqi. Por aman mund t’i nxjerrim ne ekran ashtu siç jane ne te vertete. Ca kllouna dhe sharlatane, qe duhet t’i neverisim te gjithe.

Zjarr Tv Ad