Klodiana Lala thirrje SPAK/ Nisni hetimin ndaj Engjëll Agaçit

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmin e raportuar sot në media, sipas të cilit ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali ditën e sotme, pasi akuzohet për korrupsion.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala i drejton një thirrje të fortë SPAK, ndërsa thekson se ka detyrimin të nisë hetimin ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin. Sipas gazetares, në të kundërt, SPAK, dëshmon se është i kapur.

“SPAK ka detyrimin të nisë hetimin për Engjëll Agaçin për aktivitetin e tij në Itali. Në të kundërt, po na dëshmon që është një institucion i kapur.”-shkruan Lala.

Kujtojmë këtu se Fabrizio Lisi është mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi.

Zjarr Tv Ad