Klodiana Lala trondit politikën: “Një kandidat potencial për Bashkinë e Durrësit vajti në Dubai të kërkonte garanci tek një kriminel!”

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se një person që ka “investuar te mazhoranca” dhe ka dashur të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, ka udhëtuar drejt Dubait për të kërkuar garanci për kandidimin e tij tek pjesëtari i një grupi kriminal. 





E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala nuk e përmendi këtë person me emër, por shpjegoi se si përcaktohen kandidatët për bashkitë dhe influencën e krimit të organizuar në zgjedhje.





Sipas Lalës, personazhi në fjalë nuk arriti ta marrë garancinë në Dubai për këto zgjedhje që zhvillohen në maj. Ajo e përshkroi situatën në Durrës si “fluide”, pra botën e krimit si të lëvizshme sipas interesave.





“Durësi është problematik dhe e shoh shumë të nxehtë situatën edhe pse disa nga grupet kriminale janë goditur.Se si do të pozicionohen, duhet të kemi parasysh që bota e krimit në Durrës nuk është një botë statike.





Nëse në Shkodër një grup është majtas dhe tjetri djathtas, në Durrës janë më fluid, lëvizin sipas interesave. Për ata rëndësi ka që të jetë emri i tyre i preferuar për të qenë në pozicion të caktuar.





Di që para disa kohësh, një person që nuk është fare në listën e PS, ka udhëtuar në drejtim të Dubait dhe ka patur një takim atje për të marrë garanci nga një personazh i botës së krimit që mund të ndërhynte dhe mund ti garantonte renditjen në lista si kandidat për kryetar të Bashkisë, por sot nuk është më një opsion.





Njëri që synonte drejtimin e Bashkisë së Durrësit ka udhëtuar dhe kam prova për këtë, në drejtim të Dubait dhe ka kërkuar garanci nga një anëtar i një grupi kriminal me qëllim që të ndikonte te politika dhe të ishte një emër në listë.





Nuk e ka marrë këtë garanci dhe nuk besoj se do të jetë pjesë e asaj liste. Por, këtë që po them, tregon se shkon deri këtu. Është personazh që ka investuar te mazhoranca dhe në një moment ka synuar të jetë edhe kryetar bashkie.





Bota e krimit në Durrës lëviz sipas interesave dhe mënyrës se si ata kanë balancat me njëri tjetrin”, deklaroi Lala. 





Zjarr Tv Ad