Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me marrjen në pyetje të deputetit Alqi Bllako dhe kryebashkiakut Armando Subashi, lidhur me rolin e tyre mbi inceneratorin e Fierit.
Lala tha se SPAK ka pyetur dje, për rreth 3 orë e gjysmë, deputetin Alqi Bllako, pasi sipas saj, ai është personi kyç në gjithë historinë e mega-aferës së inceneratorëve, pasi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si dhe drejtori që ka firmosur transferimin e mbetjeve të Durrësit në Tiranë.
Sa i përket marrjes në pyetje të Subashit, Lala deklaroi se “Rezulton se Subashi ka qenë dakord për ngritjen e inceneratorit, po ka ndryshuar destinacionin për këtë incenerator. Në momentin e ndërrimit të destinacionit, ka dyshime se është bërë edhe një dëm. Për këtë po pyetet Subashi”, duke paralajmëruar se “Pritet që së shpejti të ketë dhe urdhër-arreste të tjera lidhur me këtë mega-aferë”.
“Mega-afera e incneratorëve është një nga çështjet më të nxehta, pasi bëhet fjalë për një dëm rreth 430 milionë euro. SPKA po vijon hetimet në lidhje me këtë mega-aferë. SPAK vijon hetimet për të tre inceneratorët. Në inceneratorin e Elbasanit është arrestuar Lefter Koka dhe shpallur në kërkim Stela Gugallja, Klodian Zoto, si dhe ka persona të tjerë të dyshuar. Prokuroria vijon hetimet edhe për inceneratorin e Fierit. Në kuadër të këtij hetimi është thirrur për t’u marrë në pyetje Armando Subashi. Rezulton se Subashi ka qenë dakord për ngritjen e inceneratorint, po ka ndryshuar destinacionin për këtë incenerator. Në momentin e ndërrimit të destinacionit, ka dyshime se është bërë edhe një dëm. Për këtë po pyetet Subashi. Ai është duke u pyetur nga hetuesit e BKH dhe prokurori që po bën hetime në inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë, burime nga SPAK bëjë me dije se një ditë më parë është pyetur edhe Alqi Ballko. Ky është njeriu kyç në gjithë këtë histori, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, pasi është marrë me të gjitha procedurat. Ai ka qenë dhe drejtori që hodhi firmën që mbetjet e Durrësit të transferoheshin në inceneratorin e Tiranës. Ai ka dhënë dëshmi për 3 orë e gjysmë dhe burime thonë se ka dhënë shpjegime për punën e inceneratorit. Duhet sqaruar se sa i përket aferës së inceneratorëve, deri tani shteti shqiptar ka paguar 90 milionë euro për kompanitë koncesionare dhe vijon pagesat. Nëse këto pagesa nuk ndërpriten, sipas KLSH, përllogaritet që tre kompanitë do të marrin afro 430 milionë euro”, tha gazetarja Lala.