Klodiana Lala zbërthen strategjinë e SPAK-ut:Ia pse u sekuestruan pasuritë e Martinaj

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala foli në studion e Euronews Albania në lidhje me sekuestrimin e pasurisë të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Lala tha se duket sikur kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i pasurisë së Martinaj është një strategji e SPAK për ta detyruar atë të shfaqet.

Gazetarja tha se kjo strategji përdoret nga hetuesit kur kemi të bëjmë me rastet e inskenimit të zhdukjes së një personi. Ajo personalisht u shpreh se është e dyzuar nëse Vis Martinaj është gjallë, apo nëse ka ndërruar jetë.

“Hetimi pasuror u shpall kur Ervis Martinaj ishte në kërkim. Ka një strategji hetimi i SPAK dhe ne këtë nuk e dimë. Por nëse i shkojmë logjikës që Ervis Martinaj është zhdukur, edhe në botë kjo ndodh kur zhduket pa gjurmë një person mundohen t’i shtrëngojnë sa më shumë lakun që ai të shfaqet.

Unë kam qenë e dyzuar dhe vazhdojë të jem por në rastet e zhdukjeve sa më shumë kalon koha aq më shumë bëhet i besueshëm rrëmbimi dhe zhdukja. Parë në këtë kontekst se mund të keqkuptohet kjo që them. Nëse ka zhdukje, sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë bie dhe mundësia që të gjendet i gjallë.

SPAK ka një strategji dhe për sa kohë e ka të shumëkërkuar, një prej tyre është të ndërpresë burimet financiare dhe sado i ulët të jetë probabiliteti që kjo ngjarje të jetë inskenim, ky person të shfaqet. Se në momentin që t’i mbetesh pa askënd, kur njerëzit të janë vrarë apo arrestuar dhe në momentin që të pritet dhe pasuria është një mundësi që t’i të shfaqesh”, tha Lala.

Zjarr Tv Ad