Klos/ 2 ha pishë në flakë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej ditësh pyjet e Matit dhe Klosit po kërcënohen nga zjarret e vazhdueshme. Këtë të shtunë flakët kanë përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur rreth 2 ha pishë në afërsi të Qafes së Buallit. Kalimtaret e rastit kanë qenë të parët që kanë sinjalizuar autoritetet vendore. Për shuarjen e flakëve është angazhuar shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Klos, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës. Ende nuk dihen shkaqet e renies së zjarrit në këtë masiv pyjor me pishë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

 

 

Zjarr Tv Ad