Klos/ Rrufeja godet tufën e bagëtive, vret 28 krerë dhi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit. Në njësinë administrative Xibër në bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtish, e cila ndodhej në mal në kullotë.

Te  paktën 28 krerë bagëti të imta kanë ngordhur nga goditja e rrufesë. Për fat të mirë, ruajtësi i tyre, shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.

 

Zjarr Tv Ad