Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi deklaron se Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në Report TV, për të folur mbi zgjedhjet lokale 2023, Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi theksoi se të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë. Klosi shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS, por dhe të qytetarëve.
“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe siç e ka thënë edhe kryeministri, nuk ka arsye që Erion Veliaj të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe pa dyshim të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues të thellë të kësaj bashkie. Do ketë mbështetjen e gjithë PS, por natyrisht edhe të qytetarëve”, tha Klosi.