Klotilda Ferhati nuk u jep fjalën deputetëve të Opozitës, mbyllet mbledhja e “Ligjeve”…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e parë Komisionit të Ligjeve është mbyllur, vetëm pak minuta pasi nisi. Kryetarja Klotilda Ferhati nuk i dha fjalën deputetëve të opozitës, të cilët ishin të pranishëm fizikisht në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Ferhati u kërkoi këtyre të fundit të logohen online, pasi mbledhja do të zhvillohet në këtë mënyrë. Gazment Bardhi kërkoi vazhdimisht fjalën, ndërsa Ferhati mbylli mbledhjen, pasi sipas saj nuk mund të vazhdohej në kushte të tilla. Ndërkohë, regjia e Kuvendit nuk mundësoi asnjë pamje të të gjerë të sallës me përjashtim të kryetares që fliste.

Pjesë nga debati:

Klotilda Ferhati: Mbledhja të zhvillohet online, kolegtë të logohen online

Gazment Bardhi: Nuk na urdhëron ti, nuk na e cakton ti se kur do flasim.

(Ferhati vijon lexon rendin e ditës)

Gazment Bardhi: Zonja kryetare na jep fjalën

Klotilda Ferhati: I mirëkuptoj kolegët e opozitës

Gazment Bardhi: Na jep fjalën, të të vijë turp që injoron kolegët e opozitës

Klotilda Ferhati: Në këto kushte unë e mbyll mbledhjen. Kujtojmë, se deputetët e PD kanë kërkuar të kenë pjesëmarrjen fizike në komisione dhe do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit.

Zjarr Tv Ad