KLP hap garën për prokurorët e SPAK-ut

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur mbledhjen e parë për vendet vakante për Prokurorinë e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK.

Sipas burimeve mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe që nuk kanë patur asnjë masë displinorë në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Gent Ibrahimi, kryetari i KLP, u shpreh se prokurorët do zgjidhen me kriteret më të mira dhe dorëzimi i dokumentave pritet të bëhet brenda dy javësh.

“Emërimi i prokurorëve për Prokurorinë e Posaçme është rritje në detyrë. Do të zgjidhen prokurorët me kriteret me të mira profesionale dhe morale për të qënë anëtar i SPAK. Magjistrati duhet të ketë ushtruar profesionin për 10 vite dhe të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP dhe duhet të ketë kaluar proçesin e rivlerësimit. Aplikimi s’do bëhet vetëm online, por dokumentet mund të nisen  edhe me postë. Ligji parashikon afat dy javor për dorëzim të dokumenteve”- u shpreh kreu i KLP.

Zjarr Tv Ad